Nautilus, superjahti që mund të qëndrojë nën ujë për katër ditë

PUBLIKUAR

Prodhuesi holandez i jahtit U-Boat Worx, ka prezantuar dizajnin e superjahtit që kushton 25 milionë dollarë.

Jahti i quajtur Nautilus mund të lundrojë mbi dhe nën sipërfaqen e ujit, dhe të qëndrojë nën ujë për katër ditë, transmeton Telegrafi.

Para më shumë se 150 viteve, romani i Jules Verne “20 mijë milje nën det”, solli rrëfimin që përfshinë nëndetësen Nautilus, e për konceptin e jahtit që mund të qëndrojë nën ujë po mendohet prej vitesh.

Megjithatë, prototipi funksional mbetet akoma një ëndërr. Por, falë përpjekjeve dhe ekspertizës së kompanisë U-Boat Worx, kushdo që është i gatshëm t’i paguaj 25 milionë dollarë, do ta ketë superjahtin Nautilus që është 37.5 metra dhe mund të lundrojë nën ujë.

Pjesa e sipërme ofron luks të pafund përfshirë pishinën, barin, kuzhinën dhe shumëçka, e të gjitha këto elemente mund të palosen pa problem kur Nautilus futen nën ujë.

Në dispozicion është edhe varka elektrike që i reziston shtypjes së ujit dhe që mbetet pjesërisht jashtë jahtit – duke ofruar mundësi që t’i transportojë zhytësit në lokacione të ndryshme.

Në brendësi të jahtit është kuzhina, dhoma e qëndrimit ditor për katër persona, ka dritare të rrumbullakëta, pesë dhoma gjumi ku një prej tyre është më e madhe nga tjerat.

Gjithashtu në kabinë ka hapësirë të mjaftueshme edhe për gjashtë anëtarë të ekuipazhit. E motori që e vë në lëvizje funksionon me naftë, por ka edhe një tjetër elektrik që i ndihmon të lëvizë me shpejtësi prej 16 kilometra në orë.

Jahti mund të qëndrojë nën ujë për katër ditë në një thellësi prej rreth 200 metra. U-Boat Worx i plotëson kërkesat e çdo blerësi, kur është fjala për dizajnin. E ata që vendosin ta kenë një të tillë, duhet të presin deri në 30 muaj. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

I gjindet kokainë në veturë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një burrë është arrestuar gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë. Policia...

I vodhi 400 euro nga çanta një gruaje dhe e shkel me veturë gjatë ikjes

Një grua në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ka raportuar se nga një burrë...

Therrje me thikë në Shkollën e Mesme Adem Gllavica Lipjan, intervistohen disa persona

Policia Kosovës ka njoftuar se një mashkull  kosovar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore...

Napoli ia cakton çmimin Osimhenit

Napoli ka vendosur për çmimin e sulmuesit të tyre, Victor Osimhen. Napolitanët duan 150 milionë...

SHIKO MË SHUMË

Nissan GT-R50 nga Italdesign, prodhon 710 kuaj-fuqi dhe kushton mbi një milion dollarë

Nissan GT-R50 nga Italdesign është një veturë shumë e rrallë dhe unike, e për...

Zoox i Amazon teston robotaksin në rrugë publike me punonjës si pasagjerë

Njësia e automjeteve me vetë-drejtim e Amazon, Zoox, tha të hënën se ka testuar...

A e dini se kjo veturë BMW Z1 ‘e pa dalë në rrugë’ në odometrin e saj ka 999,997 kilometra?

Gjetja e një lloji “të freskët”, me zero kilometra – si kjo BMW Z1...