NATO urimin për Vitin e Ri e fillon në gjuhën shqipe

PUBLIKUAR

Aleanca Veri – Atlantike, NATO ka bërë një urim për vitin e ri, duke e thënë atë pjesë – pjesë, në gjuhët e të gjitha shteteve anëtare.

E veçanta e këtij urime për ne është se ai fillon në gjuhën shqipe. NATO duket se ka zgjedhur që kjo të bëhet në bazë të rendit alfabetik, dhe duke ditur se Shqipëria (Albania), si anëtare e kësaj aleance, është shtet me shkronjën e parë të alfabetit, atëherë urimi i NATO’s, ka nisur në shqip, shkruan gazetametro.net.

Në këtë urim për Vitin e Ri, të aleancës 29 anëtarshe, tregohet për përkushtimin e kësaj aleance ushtarako-politike, për të ruajtur paqen në botë, e veçanërisht në shtetet anëtare. /gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...