NATO-ja kërkon nga Rusia që ta shkatërrojë raketën e re

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Zyrtarët e NATO-s i bënë thirrje Rusisë të martën që ta shkatërrojë një raketë të re para afatit të caktuar për muajin gusht në mënyrë që ta respektojë traktatin për shmangie të kokave bërthamore në territorin e Evropës. Në të kundërtën, Rusia do të përballet me përgjigje më të ashpër nga NATO-ja në pjesën lindore të Evropës.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë të mërkurën për hapat e ardhshëm lidhur me sistemin raketor rus, për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mundëson sulme të shpejta bërthamore në Evropë dhe që e shkel Traktatin për Armë Bërthamore të vitit 1987.

“I bëjmë thirrje Rusisë që ta marrë rrugën e përgjegjshme, por ne nuk kemi parë shenja se ata do ta bëjnë një gjë të tillë. Do të detyrohemi të kundërpërgjigjemi”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për gazetarë.

Sidoqoftë, ai refuzoi të japë më shumë hollësi për hapat e ardhshëm të aleancës ushtarake kundër Rusisë. Pavarësisht kësaj, diplomatët thanë se ministrat e mbrojtjes do ta shqyrtojnë shtimin e fluturimeve të aeroplanëve ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, të cilët mund të bartin koka bërthamore, shpeshtimin e ushtrimeve ushtarake dhe ripozicionimin e raketave amerikane të vendosura në det.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s duan që Rusia ta shkatërrojë sistemin raketor që mund të gjuajë koka bërthamore, i quajtur “9M729/SSC-8”. Sidoqoftë, Rusia ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë dhe thotë se nuk e ka shkelur traktatin e vitit 1987, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...