NATO dënon sulmet e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin e Iranit mbi bazat amerikane në Irak, dhe ka bërë thirrje që të ndalet dhuna e mëtejme.

Stoltenberg thotë se NATO’ja i bën thirrje Iranit që të përmbahet nga dhuna e mëtutjeshme.

“I dënoj sulmet iraniane me raketa kundër forcave amerikane dhe forcave të koalicionit në Irak. NATO-ja i bën thirrje Iranit që të përmbahet nga dhuna e mëtutjeshme. Aleatët po vazhdojnë të konsultohen dhe të mbesin të përkushtuar ndaj misionit tonë trajnues në Irak”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter, transmeton Gazeta Express.

Një grup militant irakian, i përkrahur nga Irani, e sulmoi ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Irak në ditën e fundit të vitit 2019. Sulmi vazhdoi edhe të nesërmen, më 1 janar. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se prapa këtij sulmi qëndron Irani dhe se ky shtet do të paguajë një çmim të lartë.

Të premten e kaluar, më 3 janar, komandanti iranian i forcave Kuds, Qasem Soleimani, u vra përmes një sulmi me dron nga forcat amerikane, në kohën kur po udhëtonte me veturë pranë aeroportit të Bagdadit.

Shtetet e Bashkuara e kishin fajësuar gjeneralin e vrarë për dhjetëra sulme kundër forcave amerikane.

Irani reagoi ashpër ndaj këtij sulmi, duke u zotuar se do të hakmerret për vrasjen e ushtarakut të lartë.

Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, ky shtet e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj dy bazave ushtarake në Irak, ku ndodhen forcat amerikane dhe forcat e vendeve të tjera aleate./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...