NATO aktivizon për herë të parë Forcën e Reagimit: Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të Aleancës

PUBLIKUAR

Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Kështu thuhet në reagimin e fundit të Aleancës Transatlantike, ku ka njoftuar se njësitet e Forcës së Reagimit kanë mbërritur në Rumani gjatë së hënës dhe së martës.

Në njoftim është sqaruar gjithashtu, se kjo është hera e parë që NATO-ja ka aktivizuar Forcën e Reagimit për mbrojtje kolektive dhe parandalim, raporton Gazeta Express.

“Njësitet e Forcës së Reagimit të NATO-s arritën në Rumani të hënën dhe të martën, për të përforcuar pozicionin e mbrojtjes së Aleancës në pjesët lindore. 500 trupa franceze janë mbledhur në Istres të Francës jugore, përpara se të zbarkonin në Rumani”, thuhet në njoftim.

NATO thekson se ky mobilizim vjen si rrjedhojë e “krizës më të madhe të sigurisë në Evropë në dekadat e fundit, pas pushtimit të Rusisë nga Ukraina”.

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur këtë lëvizje të forcave të Aleancës.

“Gjatë javëve të kaluara, ne kemi rritur prezencën në pjesët lindore të Aleancës dhe tani, për herë të parë në histori jemi duke zbarkuar edhe Forcën e Reagimit të NATO-s. Trupat franceze kanë arritur në Rumani si element udhëheqës i kësaj force. Përkushtimi ynë ndaj Nenit 5, për mbrojtjen kolektive, është i hekurt. Do ta mbrojmë secilën pëllëmbë të territorit të NATO-s”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...