Napoli e ndal Interin, ia ndërpret serinë e fitoreve të njëpasnjëshme

PUBLIKUAR

Napoli e ka ndaluar Interin me një barazim 1:1, duke ua ndërprerë zikaltërve serinë prej 12 fitoreve radhazi në Serie A të dielën mbrëma.

Portieri Samir Handanovic shënoi autogol në pjesën e parë për t’i dhënë epërsinë vendasve, por Christian Eriksen me një gol fantastik në pjesën e dytë e shpëtoi Interin nga humbja në stadiumin Diego Armando Maradona, raporton Gazeta Express.

Inter i Antonio Contes i kishte fituar 12 ndeshje e fundit para takimit me Napolin e Gennaro Gattuos, i cili nuk i ka asnjë minutë lojë Amir Rrahmanit të Kosovës në këtë ndeshje.

Interi dhe Napoli vinin në këtë takim me qëllim për ta shfrytëzuar dështimin e Juventusit, i cili u mposht nga Atalanta gjatë ditës.

Por të dy skuadrat e nisën takimin shumë ngadalë, duke e studiuar çdo lëvizje të njëra-tjetrës.

Interi ishte i pafat që e pa veten në disavantazh, pasi para se Handanovic ta fuste topin në rrjetën e portës së vet në minutën e 36-të, Romelu Lukaku e kishte qëlluar shtyllën dy herë.

Erikseni e barazoi rezultatin duke e shfrytëzuar një aksion të përkryer të Interit, kur e mposhti portierin Meret me një goditje raketë nga rreth 25 metra largësi.

Napoli ka mundur ta rikthente epërsinë por goditja e Matteo Politanos nga afërsia përfundoi në shtyllë.

Interi ngel lider me 75 pikë, nëntë më shumë se Milani në vendin e dytë dhe 11 më shumë se Atalanta në vendin e tretë.

Juventusi bie në vendin e katër me 62 pikë, dy më pak se Napoli në vendin e pestë.

Lazio qëndron afër në vendin e pestë me 58 pikë, në një garë të nxehtë për top katërshe.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...