Radja Nainggolan ka pranuar që mentaliteti i Romelo Lukaku ka ndryshuar. “Ai tani po mendon vetëm për futbollin. Unë nuk e kam bërë këtë”
Nainggolan dhe Lukaku kanë luajtur pak lojëra së bashku në Inter, para se belgu të huazohet në Cagliari. Ata e njohin shumë mirë njëri tjetrin pasi që kanë luajtur edhe për Kombëtaren e Belgjikës.
“Nëse e pyesni atë, ai do të thotë se është belg. Megjithatë, ai po ashtu ndihet i huaj. Ai flet shumë gjuhë saqë mund të adaptohet kudo që shkon”, ka thënë Nainggolan për Sky Sport Italia.
“Ai është një djalë i mirë, ne kemi luajtu bashkë me Kombëtare, por ai tani ka ndryshuar. Tani ai është një lojtarë që e do lojën, tai ai po mendon vetëm për futbollin. Mentaliteti i tij ka ndryshuar, është një gjë që unë ndoshta nuk e kam bërë kurrë”.
33 vjeçari po ashtu ka folur për La Gazzetta dello Sport sonte për ndeshjen çerekfinale që zhvillohet në mes të Italisë dhe Belgjikës. “Italia ka përparuar, ata gjithmonë kanë ndërtuar sulmet nga mbrojtje, me pëlqejnë mesfushorët e tyre: Jorginho, Verratti, Locatelli dhe Barella”, tha ai.
“Nuk me pëlqejnë kritikat në drejtim të Nicolos, si mund të thoni se ai po bie në lojë? Ai ka luajtur më shumë se 50 ndeshje këtë sezon dhe ende


