Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

PUBLIKUAR

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci ka thënë se këtë vit tekstet shkollore për të gjithë nxënësit do të shpërndahen me kohë.

Nagavci po ashtu tha, se më nuk do të ketë vonesa dhe papërgjegjësi në shpërndarjen dhe pranimin e teksteve shkollore.

Ajo tutje shkroi se tekstet shkollore më nuk do të dërgohen nëpër shkolla për shpërndarje në fillimin e muajit shtator, kur edhe fillon viti shkollor, mirëpo të njëjtat do të dërgohen në fund të muajit korrik.

“Kalendari i aktiviteteve për shpërndarjen e teksteve shkollore dhe përgjegjësitë institucionale të secilit tashmë janë ndarë me të gjithë. Është hera e parë që një proces kaq i rëndësishëm po strukturohet operacionalisht si duhet. Tekstet shkollore nuk do të dërgohen më në shkollat tona në fillim të shtatorit gjatë procesit mësimor, por, shumë më herët në kohë, në fund të muajit korrik”, tha Nagavci. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...