Nagavci s’mundi ta thyejë Jasharajn, tani përsërit fjalët e Kurtit: S’premtuam rritje pagash

PUBLIKUAR

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur për pasojat e grevës në arsim. Ndonëse u takuan, Nagavci nuk arriti t’ia mbushë mendjen kreut të SBASHK-ut që ta ndalë grevën.

Ajo përsëriti fjaltë e Kurtit se “nuk kanë ardhë në pushtet me premtime për rritje të pagave”.

“Ne nuk kemi ardhur në pushtet me premtime për rritje të pagave. Të tjerët kanë ardhur me këso premtime. Ka qenë vullnet i ministrit Sveçla që Ligjin e Pagave ta sjellë në Kuvend qysh në prill të këtij viti. E mira është që tashmë Ligji i Pagave është gati”, tha ajo në Debat Plus.

Ministrja e Arsimit thotë se ajo është drejtuese e sektorit të Arsimit dhe për këtë arsye është takuar me Jasharajn disa herë.

“Ndërsa kryeministri Kurti është takuar disa herë me kryetarin e BSPK-së për shkak të pozitave që kanë”.

Kujtojmë se që nga 25 gushti, BSPK ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eruove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...