Myslimanet ua huazojnë shamitë të krishterëve për t’i ndihmuar të ikin nga ISIS

PUBLIKUAR

Të krishterët e tmerruar janë duke ikur nga militantët e ISIS-it në qytetin filipinas, Marawi, duke i vendosur shamitë islamike të huazuara nga myslimanët.

Rreth 1.500 persona janë ngujuar në qytetin e rrethuar filipinas, i cili ndodhet rreth 60 milje në jug të Cagayan de Oro, transmeton Express.

Gati 100 persona kanë ikur në këmbë, derisa tjetër e kanë kaluar lumin duke notuar. Mjekët që janë duke i trajtuar persona që ia kanë dalë mbanë të ikin, kanë treguar në hollësi për shkathtësitë e atyre që janë arratisur.

“Disa nga tregimet më të prekshme ishin myslimanët që kanë ofruar ndihmën e tyre për t’i mbrojtur punëtorët e krishterë duke u dhënë hixhabë [shami islamike],” ka thënë shefi i ekipit për terapi psikosociale, Gioia Ancheta.

Civilët në këtë qytet përballen me vdekje urie pasi që janë duke u mbajtur si mburojë njerëzore nga ISIS dhe po ashtu rrezikohen nga sulmet e ushtrisë filipinase e cila është duke tentuar t’i largojë militantët nga qyteti.

Madje raportohet se disa banorë vendorë janë aq të uritur saqë i kanë filluar t’i hanë edhe batanijet e vet, sipas politikanit vendor zia Alonto Adiong.

ISIS e sulmoi furishëm Marawin para tri javëve, duke i lënë 290 persona të vdekur, përfshirë 205 luftëtarë të ISIS, 58 ushtarë dhe 26 civilë.

Adiong ka thënë se banorët kanë raportuar të kenë parë kërdi të tmerrshme të krijuar nga luftimet./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...