Muzikantit të njohur kosovar i digjet vetura, tregon gjendjen shëndetësore

PUBLIKUAR

Instrumentisti i njohur kosovarë, Xhemil Xhini është përfshirë në një incident së fundmi.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se vetura e tij është kapluar nga zjarri.

Xhini ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe momentin e ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Përkundër kësaj, instrumentisti ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“E harrova plloçën e madhe ndez dhe Renoja ime e dashur u pjek përgjithmonë. Unë jam mirë. Gjynah që ia qita 20 euro naftë dy minuta para se të ndodhte. Kujdes kujdes”, ka shkruar ai.

Xhemil Xhini është i pranishëm në tregun muzikor prej shumë vitesh, gjersa vazhdon të jetë pjesë i emisionit “Oxygen” të Besim Dinës.

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...