Mustafës së shpejti i skadon mandati, ja emrat që mund ta drejtojnë Telekomin e Kosovës

PUBLIKUAR

Karim Abdel Rahman, një fëmijë i Sirisë që humbi syrin e majtë dy muaj më parë në një sulm të artilerisë, është bërë simbol i masakrës dhe krizës humanitare në periferi të Damaskut, në Ghouta Lindore.

Dëmtimi i Karim, është vetëm një nga tragjeditë njerëzore të miliona njerëzve që prej nisjes së luftës para 7 viteve për rrëzimin e diktatorit Bashar al Assad, përcjell Albeu.com.

Për fëmijën ka nisur një fushatë në mediat sociale duke u bërë viral hashtagu në Facebook dhe Twitter, duke përfshirë nga yjet e sportit deri tek diplomatët, duke mbuluar njërin sy.
Fotografitë janë etiketuar me #SolidarityWithKarim dhe #StandWithKarim.

“Ai dhe nëna e tij u vunë nën një sulm artilerie në një treg të popullarizuar në Hammuriah, Ghouta Lindore. Nëna e Karim u vra në atë sulm dhe Karim pësoi lëndime të rënda në kafkën e tij”, tha një organizatë mjekësore në zonë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se ai ishte dëshmitar i bombardimeve të 29 tetorit në Hammuriah dhe në vende të tjera në periferi të Damaskut.

Grupi monitoroi granatimet nga forcat e regjimit në një zonë ku ishte një kopsht fëmijësh, duke plagosur katër prej tyre.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq përshkruan një situatë “kritike” humanitare në zonën periferike të Damaskut.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...