Mustafa përshëndet pezullimin e grevës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përshëndeti për vendimin e minatorëve të Kombinatit “Trepça” për pezullimin e grevës.

“Kryeministri dhe Qeveria shprehin përkushtimin dhe sigurojnë minatorët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore që sigurojnë punë normale të Trepçës në këtë periudhë dhe të ofrojnë zgjidhje afatgjate në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit, në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

“Kryeministri Mustafa po ashtu thekson përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët, që t’i kryejnë obligimet e tyre me kohë dhe të krijojnë kushte që Trepça të aktivizohet me të gjitha potencialet e saj, si një nga resurset më të çmueshme të këtij vendi”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...