Mustafa për Trepçën: Qeveria do t’i ketë 80% të aksioneve, punonjësit 20%

PUBLIKUAR

Kryemininistri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Projektligji për Trepçën, është i një rëndësie të veçantë për Kosovën. Ai ka thënë se ky projektligj synon të ardhmen për Trepçën, e jo kthimin e saj në të kaluarën

 

“Për përgatitjen e këtij ligji, janë shfrytëzuar përvoja nga vendet dhe raste të ndryshme, për të gjetur një zgjidhje e cila ndihmon zhvillimin ekonomik, respekton kriteret e ekonomisë së tregut dhe mbron interesat e punonjësve, përkatësisht të minatorëve të Trepçës”, ka thënë Mustafa në fjalën e tij.

Ai gjithashtu ka potencuar se ligji përcakton qartë se resurset minerare janë pronë e Republikës së Kosovës, prandaj me këtë ligj, prona e Trepçës është dhe mbetet pronë e Kosovës.

“Trepça, sipas këtij ligji, do të organizohet si shoqëri aksionare, në të cilën aksionar kryesorë do të jetë Qeveria me 80% të aksioneve dhe 20% do të jenë aksione të punonjësve të Trepçës”, ka potencuar Mustafa, shkruan Express.

Kryeministri ka bërë me dije se Projektligji siguron një kujdesje ligjore dhe sipas praktikave ndërkombëtare për mjedisin dhe siguron që 20% nga renta minerare të alokohet për komunitetin në lokacionet e komunave ku ndodhen njësitë biznesore, që destinohet për mbrojtje të mjedisit, infrastrukturë, sport, shëndetësi dhe arsim.

Në fund të fjalës së tij, Mustafa tha transformimi i Trepçës sipas këtij Ligji, është në interes të të gjithëve, të zhvillimit ekonomik të vendit, është në interes të komunitetit në përgjithësi në vendet ku do të operojë Trepça, prandaj ligji meriton përkrahjen e të gjithëve. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...