Mustafa: Një Konventë e suksesshme, veç pesë ishin kundër

PUBLIKUAR

Krytari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka cilësuar të suksesshme Konventën e LDK-së, përmes një postimi në Facebook, duke thënë pesë votat kundër në Kuvendin e Punës së LDK-së tregon demokracinë në këtë parti.

Aa treguar se e ka përkrahjen unanime të bashkëpartiakëve. Këtë e ka argumentuar me faktin se sot në Kuvendin e Punës së LDK-së kundër propozimeve të tij kanë votuar vetëm pesë persona.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Një Konventë e suksesshme e LDK-së. Vendime me përkrahje unanime. E padrejtë është që fokusimi të jetë në më së shumti pesë njerëz që votojnë kundër. Nuk mashtrohet as opinioni e aq më pak LDK-ja. Pesë vota kundër flet për demokraci te ne, por për Kuvendin e LDK-së prej 365 anëtarëve është as 1.5%. Ata që fitojnë në zgjedhje në degën në Gjermani dhe Zvicër do të kenë legjitimitetin të marrin pjesë në organet e larta të LDK-së. Falënderoj anëtarësinë për përkushtimin e tyre. Më shumë flasin fotot në vijim”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
konventa e suksesshme
konventa1

SHIKO MË SHUMË

Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi...

Një grua gjendet e vdekur në oborrin e një shtëpie

Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie në Korminjan...

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta...