Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK’së. Ai ka bërë të ditur se në krye të LDK’së do të jetë të paktën edhe dy vjet.
Mustafa ka deklaruar në KTV se do ta udhëheqë LDK’në të paktën deri në kuvendin e ardhshëm zgjedhor të partisë.
“Unë do të vazhdoj të jem kryetar i LDK’së deri në kuvendin e ardhshëm zgjedhor, që është në maj të vitit 2019”, ka thënë Mustafa, raporton Gazeta Express.
“Do t’i përkushtohem punës me degë, me anëtarësi të LDK’së, reformave të brendshme të LDK’së”, ka shtuar Mustafa.
“Do të mundohem që të gjitha këto t’i bëj me njerëz brenda LDK’së, dhe me ata që mund të vijnë dhe të bëhen pjesë e LDK’së”, është shprehur Mustafa


