Mustafa: Biblioteka Kombëtare, sot pati pamje impozante

PUBLIKUAR

Kryeministri Isa Mustafa, duke iu referuar mbledhjes së sotme të dy qeverive, ka thënë se Biblioteka Kombëtare kishte një pamje impozante.

Mustafa është shprehur se edhe vendi me të cilin qeverisë, sikurse Biblioteka Kombëtare të premten, do të zbukurohet dita ditës.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Ne kemi vlerat tona dhe bukuritë tona. Shenjat identifikuese të Prishtinës dhe të Kosovës: Bibliotekën Universitare, Pallatin e Rinisë… Kur këto dhe objektet tjera të trashëguara i kultivojmë dhe i shfrytëzojmë, duken edhe më të bukura sesa që janë në përditshmërinë e tyre.

Sot Biblioteka kishte një pamje impozante. Shikuar nga brenda ajo ka këtë pamje çdo ditë, sepse bukurinë ia shtojnë studentët dhe lexuesit tanë. Edhe Kosova do të jetë më e bukur dhe më tërheqëse. Ne jemi ata që ia japim bukurinë që e meriton. Na nevojitet më shumë vullnet e përkushtim” (sic), ka shkruar Mustafa.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...