Musliu i thotë Ramiqit: Ti ke vrarë myslimanë në Bosnje

PUBLIKUAR

11111111

Përplasje e fortë ka ndodhur në mes të imamit Osman Musliu dhe Fuad Ramiqit të LISBA-s. Madje Musliu i ka thënë Ramiqit se ka informata që ky i fundit ka vrarë myslimanë në Bosnje.

Kryetari i LISBA-s, Fuad Ramiqi, ka thënë se ata kanë pritur ndonjë organizim të protestave nga dikush tjetër, madje edhe nga OJQ-të.

Ndërkaq, imami Osman Musliu, pyet se kush është Fuad Ramiqi të organizojë protestë për Gazën. Ai madje ka thënë se ia thotë “në sy” Ramiqit, se ka punuar për të futur fobi në mesin e myslimanëve të Kosovës.

Ramiqi ka thënë se ka menduar edhe se “institucionet e Kosovës janë më të vetëdijshme” duke iu referuar situatës në Gaza.

“ Ne qe një kohë të gjatë kemi pritur që dikush tjetër ta organizojë një protestë të tillë. Por kemi pritur edhe një reagim nga institucionet e Kosovës ndaj asaj që po ndodhë në Gaza duke u nisur nga ajo që ky popull ka përjetuar diçka të ngjashme dhe ju ka drejtuar gjithë botës për ndihmë”, ka thënë Ramiqi në “Argument Plus” të RTV 21.

“Kemi menduar që vetëdija të jetë e tillë dhe të paktën të kthehen gjërat në situata të tilla”, ka thënë ai.

Ndërkaq Osman Musliu, imam nga Drenasi, ka pyetur se kush është Fuad Ramiqi të dalë të organizojë protestë për Gazën.

“Nëse dikush duhet të reagojë atëherë ajo duhet të jetë Bashkësia Islame. Kush është Fuad Ramiqi të reagojë për Gazën”, ka thënë Musliu.

Osmani gjithashtu ka thënë publike se jo më larg se dy muaj më parë, një pjesëtar i xhematit në Klinë e ka kërcënuar me prerje koke.

Ai tha se ai person i përket rrymës së re islame radikale, e cila po vazhdon të rritet në vend.

“Ma bëri me dorë shuaj se ta heq kokën”, tha imami Osmani.

Ai shpjegoi më tutje se rastin e ka raportuar në polici dhe ajo po merret me këtë çështje tani.

Sidoqoftë shqetësimi i tij kryesor është rreth imamëve të cilët po nxisin të rinjtë në këtë rrugë të ekstremizmit dhe radikalizmit.

Ai ka thënë se në Kosovë ka shumë të tillë dhe të cilët duhet që të ndalen menjëherë nëse nuk dëshirojmë të kemi raste të tjera si të Lavdrim Muhaxherit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...