Muriqi do të qëndrojë në Lazio, Tare dhe Inzaghi i besojnë

PUBLIKUAR

Edhe pse nuk arriti të tregojë potencialin e tij në sezonin e parë, Vedat Muriqi do të vazhdojë të qëndrojë në Lazio edhe sezonin e ardhshëm.

Gazetari i njohur, Ekrem Konur raporton se sulmuesi kosovar do të vazhdojë me Lazion.

Ai e ka besimin e plotë nga ana e drejtorit sportiv, Igli Tare dhe trajnerit, Simone Inzaghi.

Sot kishte raportime se Muriqi ka kërkuar të rikthehet në Fenerbahce, por një gjë e tillë nuk është vërtetuar.

Muriqi ka shënuar vetëm një gol në Serie A në 22 ndeshje sa është paraqitur. Gjithsej ai ka luajtur 510 minuta në Serie A këtë edicion. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...