Murati: Deri më 15 shtator, komunat kanë afat për faljen e 100 eurove për faturat e tatimit në pronë

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për Ligjin e ndryshuar për Tatimin në Pronë, komunat duhet të vendosin më së largu deri më 15 shtator për faljen e faturave deri në 100 euro për secilin tatimpagues.

Ai tha se të gjitha komunat do ta kenë mundësinë që të zvogëlojnë barrën tatimore për qytetarët, ashtu siç, sipas tij, kanë kërkuar.

“Dhe kësisoj t’i kursejnë shumicën prej tyre nga pagesa e këstit të dytë që duhet të bëhet muajin shtator.  Në rast miratimi nga komuna, qytetarëve që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, shuma e paguar u llogaritet parapagim për faturën vijuese”, tha Murati, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ky ligj është komentuar shumë nga komunat, duke thënë se po iu afektohen të hyrat vetanake që marrin nga tatimi në pronë.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...