Mungesa e vitaminës D: Pesë simptoma në sy që paralajmërojnë mungesën

PUBLIKUAR

Nëse jeni një person që tentoni të shmangni diellin, vuani nga alergjitë në qumësht ose i përmbaheni një diete të rreptë vegane, mund të jeni në rrezik për mungesë të vitaminës D.

E njohur si vitamina e diellit, ajo prodhohet nga trupi në përgjigje të lëkurës që ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.

Padyshim që gjatë dimrit, një mungesë e vitaminës D është një realitet.

Por, cilat janë pesë shenjat që gjenden në sytë tuaj duke paralajmëruar se mund të keni mungesë të D?

Uveiti është ënjtje e uveas që përfshin irisin, trupin ciliar dhe enët e gjakut që mbështesin pjesën e pasme të syrit, shkruan Express.co.uk.

“Ky problem ka një numër shkaqesh të mundshme, duke përfshirë infeksionin, sëmundjen e tretjes, ndërlikimet e operacionit pas syve, traumën e syve, problemet inflamatore dhe sëmundjet autoimune”, tha qendra për shikimin.

Faqja shëndetësore vazhdoi: “Ndjeshmëria ndaj dritës, shikimi i paqartë, dhimbjet dhe / ose skuqja janë simptoma të uveitit”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...