Mungesa e këtyre vitaminave shkakton shqetësim dhe sulme paniku

PUBLIKUAR

Një studim nga Japonia i kryer në 21 individë ka treguar se shqetësimi dhe sulmet e panikut janë ngushtë të ndërlidhura me nivelet e vogla të vitaminës B6 dhe hekurit.

Hekuri dhe vitamina B6 janë kruciale për shkrirjen e triptofanit në serotoninë – që zakonisht e kontrollon kapacitetin kardiovaskular dhe pushimin, e gjithashtu shëndetin e mendor, transmeton Telegrafi.

Sulmet e panikut dhe shqetësimi konsiderohen probleme psikiatrike dhe shpeshherë simptomat paraqiten papritmas. Disa nga simptomat më të zakonshme janë: dridhja, djersitja, problemet me frymëmarrje etj.

Shpeshherë hekuri dhe vitaminat B janë të ndërlidhur me këto çrregullime. Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, pas kryerjes së testeve në lloje t ndryshme të vitaminës B, ekspertët kanë arritur konkluzionin se vitaminat B12 dhe B2 nuk kanë të bëjnë me këto çrregullime aspak.

Kjo do të thotë se çrregullimet e tilla ndërlidhen vetëm me mungesën e vitaminës B6. Megjithatë, duhet të ceket se të gjitha vitaminat janë thelbësore për shëndetin mendor dhe mungesa e tyre shkakton dëme të ndryshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...