Mundësia që nuk mund të humbet!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Rreziku i tyre do të ishte real, vetëm sikur të mos ekzistonte ndërgjegjësimi masiv i qytetarëve për dëmet që po i shkakton ky koalicion, duke filluar nga koncesionet e pambarimta për Serbinë në dëm të unitetit territorial e institucional, atë çfarë personifikojnë Isa dhe Hashimi me kriminalizimin e institucioneve dhe të shtetit, rrënjosjen e korrupsionit, shkatërrimin e ekonomisë, duke e mohuar kështu qëllimshëm mirëqenien dhe perspektivën e qytetarëve.

Por, meqë qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se çfarë përfaqëson ky regjim, dëmi i Isës dhe Hashimit, sado që është i madh është i kufizuar dhe i shpaguar në kohë, duke iu garantuar atyre dita kur do të bien për t’u përgjigjur pastaj për të gjitha veprimet që dëmtuan integritetin dhe sovranitetin shtetëror.

Rreziku që përfaqëson Isa dhe Hashimi, edhe pse i frikshëm, më tepër ngelet një rrezik potencial sesa real. Vetëm mbetja e tyre në pushtet dhe mosdetektimi tyre nga ana e qytetarëve, do të përbënte rrezik. Ndërkaq, realiteti është tjetër prej llogarive të tyre: qytetarët i kanë parë dhe kuptuan marifetet e tyre.

Ata kanë humbur çdo mbështetje nga qytetarët, të cilët që nga 25 gushti, kur këta dy “public enemies” i vënë inicialet e tyre në marrëveshjet që e zhbëjnë Republikën dhe akomodojnë Serbinë kanë mbushur sheshet me protesta dhe të vendosur po shkruajnë fatin e tyre, duke përfunduar punët me ta.

Kontrabandimi i Hashim Thaçit president, larg çdo pritshmërie të qytetarëve dhe në kundërshtim të hapur me vullnetin edhe të atyre votuesve të djeshëm të LDK-së, të cilët e kishin votuar atë në zgjedhjet e 2014-s pikërisht me kauzën dhe nën flamurin e nxjerrjes së Hashim Thaçit dhe kastës së tij nga skena politike, pa besuar asnjëherë se Isa Mustafa do të ngarendte të ulej në prehrin e Thaçit, nuk përfaqëson fare as vullnetin e votuesve të koalicionit aktual.

Më tej, ai është një president i pakicës politike aktuale në Kosovë, jo vetëm se u mundësua nga Vuçiqi përmes votave të deputetëve të Listës Serbe, por për faktin që koalicioni PDK-LDK edhe në kuptimin elektoral, përmes barometrit të pulsit të publikut përfaqëson opozitën reale në Kosovë, por nga frika e përballjes në zgjedhje, po mbajnë peng institucionet e uzurpuara nën mbrojtjen e policisë politike, me arrestime e përndjekje të opozitës dhe shtypje të popullit protestues.

Megjithëkëtë, ajo çfarë po merr formë në spektrin politik, me një ritëm të pallogaritshëm përballë degradimit të këtij koalicioni qeverisës, i cili, i ngelur i vetëm në llumin e tij, larg vullnetit dhe mbështetjes së qytetarëve, është sigurisht një zgjim popullor që po i rikthen qytetarët në thelbin e nevojave dhe të drejtave të tyre, që domosdo do të kulmojë me rrëzimin e kësaj Qeverie dhe ngritjen e vullnetit kolektiv qytetar në institucione  dhe në një Republikë që jo vetëm modelon qytetarin e saj, por para se gjithash rimodelohet sipas vullnetit, kërkesave dhe interesave të qytetarëve të barabartë dhe të bashkuar.

Ky ndryshim i nisur dhe i pakthyeshëm po shihet që tani. I shpallur me peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër marrëveshjes për “Zajednicën” dhe Demarkacionin, e që po pohohet përditë me protesta masive, si ato të 28 nëntorit, 9 janarit, 17 shkurtit, e mbi të gjitha me qëndrimin ditë e natë në sheshet e kryeqytetit, po i fut frikën në palcë këtij regjimi policor, i cili ka humbur toruan dhe kontrollin mbi veten.

Sundimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit e ka fundin e përcaktuar. Fundi i tyre as nuk mund të shtyhet e lëre më të shmanget, ngase rënia e tyre është konfirmim i progresit shoqëror e shtetëror.

Vdekja e tyre politike shënjon në mënyrë të pakushtëzuar jetën e Republikës. Këto janë dy lëvizje që sado në kahe të kundërta, janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Me mbetjen e tyre në pushtet, nuk do të mbetej asgjë nga shteti, gjersa shkuarja e tyre është ardhje në shprehje e atributeve të mirëfillta shtetërore dhe kjo paraqet një ngutshmëri politike që nuk pret, ngase Republika nuk mundet dhe nuk duhet të presë.

Këtë e kanë kuptuar qartazi qytetarët; kjo nuk mund të shtyhet, as të shmanget e aq më pak të ndalet.

 

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi me politikën e tyre paraqesin një rrezik të vërtetë për demokracinë dhe Republikën, por paradoksalisht brenda këtij rreziku ndodhet edhe mundësia e përmbushjes së Republikës dhe demokratizimit të vërtetë. Pikërisht, përballja qytetare me këtë rrezik përfaqëson mundësinë reale për Republikën.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...