Muller kërkon falje: “Më dhemb shumë që nuk e shfrytëzova atë mundësi”

PUBLIKUAR

Thomas Muller kërkon falje në rrjetet sociale pas gabimit që bëri në ndeshjen me Anglinë.

Futbollisti gjerman pati shansin e artë për të shënuar golin e 1-1, që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit, por gaboi në mënyrë të pabesueshme dhe menjëherë më pas erdhi dhe dyfishimi anglez për rezultatin përfundimtar 2-0, që eliminoi Gjermaninë nga Europiani.

Një episod për të cilin Muller reagon një ditë më pas, në të ftohtë, teksa shkruan në profilin e tij në Instagram.

“Ja ku është, momenti që do ta kujtoj deri në fund, që më bëri të mos fle këtë natë. Një moment për të cilin punon, stërvitesh dhe jeton si futbollist. Ai moment, kur ke në dorë detyrën për të çuar skuadrën tënde në barazim në një ndeshje me eliminim të drejtpërdrejtë dhe ke mundësinë për të çuar në ekstazë një komb të tërë. Të kesh këtë mundësi dhe ta lësh të të shpëtojë është diçka që më dhemb për vdekje. Më dhhemb për gjithë skuadrën e Gjermanisë, për shokët e mi dhe trajnerin tim, që më dhanë sigurinë të jem në atë moment. Por, mbi të gjitha, më dhemb për të gjithë tifozët e Gjermanisë, që na qëndruan pranë dhe na mbështetën gjatë këtij Europiani. Faleminderit për mbështetjen tuaj!”.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...