Muaji vendimtar për Ramosin

PUBLIKUAR

Kontrata e Sergio Ramosit me Real Madridin do të përfundojë brenda një muaji, por kapiteni i “Los Blancos” ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin me klubin spanjoll.

Pas arritjes së tij në Madrid nga Sevilla në vitin 2005, Ramos u bë një nga mbrojtësit qendrorë më të mire në botë në dekadën e fundit.

Asnjëra nga palët nuk po lëshon pe rreth kërkesave, por është ende një mundësi që një marrëveshje mund të arrihet në qershor.

Ramosi ka fituar 22 tituj në 16 vitet e tij në Real Madrid dhe ka qenë vendimtar në shumë raste, si për shembull në suksesin e Champions League.

Pasi vuajti nga shumë lëndime në vitin 2021, Ramos nuk u ftua nga Luis Enrique për Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.

Si 35-vjeçar, Ramos ka një muaj kohë të zgjedhë se a do të vazhdojë me Realin apo do të gjejë destinacion tjetër në verë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...