MTI nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancimin të Parkut Industrial në Lipjan

PUBLIKUAR

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi sot Komunën e Lipjanit. Ajo u prit nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

Me këtë rast, ministrja Bajrami dhe kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit të Parkut Industrial i cili do të ndërtohet në Qylagë të Komunës së Lipjanit, thuhet në një kumtesë nga MTI.

Ky Park Industrial është licencuar këtë vit, dhe kjo shënon fazën e parë të investimeve në këtë projekt të rëndësishëm, shkruan lajmi.net.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami theksoi se financimi i ndërtimit të Parqeve Industriale është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si komponentë e rëndësishme e planit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e kushteve për të bërit biznes për kompanitë nga vendi si dhe për investitorët e huaj.

Vlera e parashikuar e investimit për vitin 2016 është 282,000.00 euro, ku prej kësaj shume MTI kontribuon me 242,000.00 euro ndërsa Komuna e Lipjanit me 40,000.00 euro.

Ministrja Bajrami premtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me përkushtim punën në krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për afarizëm në vendin tonë duke ua mundësuar bizneseve që të rrisin performansën e tyre në të mirë të krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së ekonomisë së vendit tonë

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...