MPB ngre mbi 100 padi për aktivistin Maliqi për pjesëmarrje në Revolucionin e Larmë

PUBLIKUAR

Ismail Maliqit, aktivist i “Revolucionit të Larmë” të pranverës së kaluar në Shkup, pothuajse çdo ditë i arrijnë padi kundërvajtjeje nga MPB-ja për pjesëmarrjen e tij në protestat e vjetshme, transmeton Gazeta Express.

Maliqi në profilin e tij në facebook shkroi se sot ka pranuar dy padi kundërvajtjeje, dje 10, ndërsa gjatë disa muajve të fundit mbi 100 padi për shkak të hedhjes së ngjyrës mbi institucionet shtetërore gjatë protestave të “Revolucionit të Larmë”, raporton TV21 e Shkupit.

Avokati i Maliqit, Zvonko Davidoviq ka thënë se MPB nuk e respekton procedurën dhe se paditë kundër Maliqit dhe të tjerëve të Revolucionit të Larmë janë të pabaza, sepse vepra për të cilën ngarkohen nuk është konstatuar në vendngjarje dhe protestat s’kanë qenë të dhunshme. Kundër pjesëmarrësve në Revolucionin e Larmë janë ngritur rreth 5.000 padi penale, ndërsa dënimet për ata që janë paditur janë 500 euro, ka njoftuar avokati./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...