MPB-ja ngrit dy padi kundër sulmuesit të gazetarit Belovski

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme, ka ngritur dy padi kundër K.P, nga Shkupi, për arsye të sulmit fizik ndaj gazetarit Pavle Belovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbrëmë rreth orës 21, në rrugën Dimçe Mirçev, para derës kryesore të MPB-së B.P (29) është sulmuar fizikisht nga K.P(32) nga Shkupi, duke e goditur disa herë me grushta dhe këmbë, me çka i ka shkaktuar lëndime të rënda. K.P është dorëzuar në stacionin policor në Qendër, dhe për zbardhjen e plotë të rastit, janë ngritur padi sipas nenit 6 dhe 12”, informojnë nga MPB-ja.

Pas sulmit të mbrëmshëm, kanë reaguar Shoqata e Gazetarëve, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve, Agjencioni për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale dhe disa parti politike.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...