Mourinho zemërohet me lojtarin e vet: Alli i krijoi probleme ekipit të vet

PUBLIKUAR

Jose Mourinho e ka akuzuar Dele Allin se i shkaktoi telashe ekipit të vet në fitoren e Tottenhamit 3:1 kundër Stoke City në çerekfinale të Carabao Cup.

Alli, i cili luajti titullar për herë të parë që prej 26 nëntorit, e humbi një top nga i cili Stoke shënoi gol të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

“Një lojtar në atë pozitë duhet ta lidhë lojën dhe të krijojë raste dhe jo të shkaktojë telashe për ekipin e vet”, tha Mourinho për Allin.

Për mesfushorin anglez është përfolur se mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit në janar.

Alli i ka bërë vetëm pesë paraqitje si titullar në sezonin 2020/21 dhe dy herë është zëvendësuar në pushim mes pjesëve.

Në shtator, Mourinho kishte thënë se 24-vjeçari ka nevojë të përmirësohet, duke shtuar: “Është më rëndësi për të të bëjë paraqitje të mirë”.

Mourinho e nxori nga loja Allin menjëherë pas gabimit që i kushtoi me gol Tottenhamit. /

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...