Tottenham është shkokuar mbrëmë në Zagreb, duke u eliminuar nga Europa League.
Skuadra e Jose Mourinhos e kishte fituar ndeshjen e parë në Angli me rezultat të pastër 2-0, por Dinamo Zagrebi tregoi dhëmbët në sfidën e kthimit, duke triumfuar 3-0 pas 120 minutave lojë.
Pas ndeshjes, Mourinho fajin për këtë eliminim ia ke hedhur futbollistëve, siç bën pas çdo humbje, derisa ka lavdëruar kundërshtarët për lojën e zhvilluar.
“Në 90 minutat e para dhe në kohën e parë shtesë ata ishin një ekip që dhanë maksimumin në fushë, ndërsa minutat e fundit të kohës së dytë shtesë ne bëmë diçka më mirë. Ata lanë djersën, energjinë dhe gjakun e tyre. Në fund lanë edhe lot lumturie. Patjetër që duhet t’i lavdëroj ata”, u shpreh Mourinho.


