Mourinho i gatshëm ta sakrifikojë Kumbullën për Belottin

PUBLIKUAR

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, mund të ndërrojë sërish skuadër. Verën e kaluar ai u transferua nga Verona te Roma, por duket se Mourinho po tenton ta fusë në një ide shkëmbimi.

Marash Kumbulla është rikthyer të jetë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë si çelësi i transferimit të Andrea Belotti nga Torino te Roma.

Verdhekuqtë po tentojnë të transferojnë sulmuesin italian, që pak ditë më parë triumfoi me Italinë në Kampionatin Evropian.

Torino e vlerëson kartonin e Belottit së paku 35 milionë euro.

Raportohet se Roma deri më tani kishte ofruar 15 milion euro dhe sipas “Tuttosport” Kumbulla mund të përfshihet në këtë operacion dhe të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Hellas Verona, Ivan Juric.

Torino nuk pëlqen vetëm Kumbullën te Roma, por edhe mesfushorin Tommaso Milanese, i cili ka debutuar me ekipin e parë të verdhekuqve dhe ka shënuar edhe gol në Serie A.

Në sezonin debutues, Kumbulla bëri 28 paraqitje për Romën dhe shënoi dy gola.

Ai shpreson të qëndrojë në “Olimpico”, pasi 22-vjeçari ka shumë për t’i dhënë Romës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...