Mourinho i akuzon lojtarët e vet se u zhdukën kundër Arsenalit

PUBLIKUAR

Jose Mourinho i ka akuzuar disa prej lojtarëve të vet se u zhdukën gjatë humbjes së Tottenhamit kundër Arsenalit në derbin e Londrës, duke nënvizuar mungesën e intensitetit që çoi në zëvendësimin e hershëm të Gareth Bale dhe Tanguy në pjesën e dytë.

Tottenhami u mposht me meritë në Emirates, edhe pse sulmoi vrullshëm në çastet e fundit përkundër që kishte mbetur me 10 lojtarë në fushe pas përjashtimit të Erik Lamela, i cili e kishte hapur serinë e golave paraprakisht, transmeton Gazeta Express.

Arsenali e mbizotëroi lojën për pjesën më të madhe të kohës dhe fitoi falë golave nga Martin Odegaard nga loja e hapur dhe Alexandre Lacazette nga një penallti të cilën Mourinho e quajti fyerje për penalltitë.

Mourinho mbeti i mllefosur kryesisht nga një pjesë e parë e ngathët e skuadrës së tij.

“Ishim shumë të dobët. U mbrojtëm keq, luajtëm pa intensitet, pa i bërë presion kundërshtarit. Sa i përket lojës në sulm, disa lojtarë të rëndësishëm u zhdukën. Vërtet keq”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Trajneri portugez shtoi: “Nuk po ia drejtoj gishtin lojtarit A, B apo C, por atyre që u zhdukën, nuk u shfaqën, nuk treguan intensitet, nuk pasuan dhe nuk lëvizën nëpër fushë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...