Mourinho e ngacmon pak Lampardin

PUBLIKUAR

Tottenhami barazoi me rezultatin 0-0 kundër Chelseas jashtë fushe.

Trajneri Jose Mourinho ka folur për ndeshjen dhe ka theksuar se skuadra e tij bëri maksimumin, por nuk ia doli të fitonte.

“Ju premtoj se doja që ta fitonim ndeshjen. Nuk ishte një sfidë e lehtë për ne, por në krahun tjetër nuk mbaj mend një ndeshje me Chelsean këtu, apo në fushën tonë që të dominonim kaq shumë”, u shpreh ai.

“Ata e panë portën tonë vetëm njëherë dhe Hugo Lloris bëri vetëm një pritje. Reagim shumë i mirë, por ajo ishte e vetmja tentativë e Chelseas. E dominuam krejtësisht”.

Kjo pikë e marrë sot për Tottenham do të thotë shumë, që sërish është në krye të Premierligës me 21 pikë, por tani me pikë të barabarta me Liverpoolin. Në anën tjetër, Chelsea ka mbetur në pozitën e tretë me 19 pikë pas 10 xhirove. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...