Mourinho: “Do t’i përcjelli se çfarë do të thonë tani në Madrid për Bale”

PUBLIKUAR

Jose Mourinho, trajneri i Tottenham, është shprehur tejet i lumtur me Gareth Bale, njeriun që ia fitoi tri pikë skuadrës së tij.

Bale realizoi në fitoren e vështirë të Tottenham 2-1 në shtëpi ndaj Brighton & Hove Albion.

Ishi i Realit hyri në lojë në minutën e 70’ dhe pas vetëm tre minutave në fushë, iu gjend më së miri ekipit të tij në momente të vështira, duke shënuar një gol të bukur me kokë për 2-1, që doli të jetë gol i tri pikëve.

Pas ndeshjes, ka marrë edhe lëvdata nga trajneri i tij, derisa në formë shkakaje tha se tani do t’i përcjellë mediat e Madridit për të parë se çfarë do të shkruajnë për uellsianin.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e tij sepse e ka merituar. Kur t’i kem pesë minuta, do të hap menjëherë Safarin për të parë se çfarë do të thonë faqet e Madridit”, u shpreh Mourinho.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...