Moti i ftohtë mund të dëmtojë kulturat bujqësore

PUBLIKUAR

Agronomi dhe pemëtari Mehdi Bresilla, ka vlerësuar se moti i ftohtë që po mbretëron në Kosovë, do të mund të dëmtojë rrezikojë pemët dhe perimet.

Ai ka thënë se sipërfaqet e mbjellura me pemë janë të rrezikuar. “Jemi mobilizuar që të marrim masa mbrojtëse. Ne kemi plehëruar me kohë që janë edhe materiet ushqyese“, ka thënë ai sot për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionin të Kosovës (RTK).

Bresilla, ka thënë se po përdorin disa metoda që të mbrojnë të mbjellurat e tij. Bresilla, në fshatin Llugaxhi, ka të mbjellura disa kultura bujqësore. “Deri tani nuk janë të dëmtuar shumë, pasi që ne kemi paraparë të mund të mbrojmë deri në minus 3”, ka thënë ai.

Edhe në vitin e kaluar ka pasur dëmtim të të mbjellurave. “Me masat tona preventiva deri në minus 4 mund të mbrojmë, por këto masa nuk i kanë të gjithë fermerët, për t’i mbrojtur të mbjellurat e tyre”, ka thënë ai. Sipas tij ata që nuk i kanë mundësi këto msa, duhet të përdorin masën organike.

 

SHIKO MË SHUMË

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...