Mospajtime mes mbretit saudit dhe senatorëve rusë për Assadin

PUBLIKUAR

Një delegacion rus nga Këshilli Federal, dhoma e lartë e Parlamentit të Rusisë, është takuar në Riad me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al-Saud, me të cilin kanë biseduar për luftën në Siri.

Zëvendëskrytari i Këshillit Federal, Ilyas Umakhanov, i ka thënë agjencisë Interfax se në takim është diskutuar për të ardhmen e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ai ka thënë se delegacioni rus, që udhëhiqej nga kryetarja e Këshillit Federal, Valentina Matviyenko, ka pasur “mendime të ndryshme” me Mbretin saudit, në çështjen se a duhet të qëndrojë në pushtet ende Assadi.

Por ai shtoi se të dyja palët kanë rikonfirmuar gatishmërinë e tyre“për të vazhduar konsultimet, me qëllim që të kërkojnë zgjidhjen e situatës aktuale dhe që qëndrimet e tyre të përafrohen”, përcjell REL.

Arabia Saudite dhe fuqitë perëndimore kanë thënë se Assadi nuk duhet të lejohet të qëndrojë në pushtet, kur të arrihet një marrëveshje e paqes, ndërkaq Rusia është njëri prej mbështetësve kryesor të qeverisë së Assadit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...