Moska mund ta njohë Kosovën, si pjesë e një marrëveshjeje

PUBLIKUAR

Moska mund të njohë Kosovën si pjesë e krijimit të një marrëdhënie të re ndërmjet Amerikës dhe Rusisë, thotë njëra prej eksperteve më të shquar në Britani, Meri Dejevski, njohëse e mirë e politikës ruse.

Dejevski i ka bërë këto komente derisa ka folur për relacionin e ri ndërmjet Amerikës dhe Rusisë, pasi Donald Trump mori postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Kolumnistja e  “The Guradian”, ka shkruar për këtë ide në gazetën katolike “Tablet” të botuar më 21 janar, duke treguar për vendimet që mund të dalin nga takimi Trump – Putin, në një të ardhme të afërt.

Tramp ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas inaugurimit të tij, raporton “Balkan Insight”, transmeton Klan Kosova.

Meri Dejevski takohet rregullisht me udhëheqësit e Kremlinit, dhe sugjeroi se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshje paketë, qëllimi i së cilës është mbyllja e problemeve të ndryshme – siç janë Lufta e Ftohtë, që ka prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave.

Nëse Rusia do ta njihte Kosovën, kjo do të ishte një goditje e madhe për aletin historik të rusëve, Serbinë.

Beogradi është zotuar se kurrë nuk do të pranojë shtetësinë e Kosovës dhe vazhdon të pretendojë se Kosovës është pjesë e Serbisë edhe 18 vjet çlirimit të vendit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...