Mos përdorni shkopinj pambuku për pastrimin e veshëve – kjo metodë është më e lehtë dhe më pak e rrezikshme

PUBLIKUAR

Ekspertët thonë se përgjigja e thjeshtë është kjo: ju nuk duhet t’i futni në vesh shkopinjtë e pambukut për t’i pastruar veshët.

Sipas tyre, me përdorimin e këtyre shkopinjve, ju vetëm sa e shtyni dyllin më thellë në kanalin e veshëve, transmeton Telegrafi

Kjo pastaj ndikon që brenda në kanal të veshit vetëm të formohet një sasi më e madhe e dyllit e cila padyshim se nuk është gjë e mirë.

Veç kësaj, më e rrezikshmja është se ka raste kur njerëzit e kanë shpuar timpanin e veshit si pasojë e përdorimit të këtyre shkopinjve të pambukut.

Prandaj, cila është zgjidhja më e mirë?

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për pastrimin e veshëve është kur jeni duke bërë dush, t’i pastroni veshët me sapun dhe ujë, pastaj me peshqir t’i pastroni veshët.

Sidoqoftë, nëse veshi ju është mbyllur apo keni dyllë që ka ngecur brenda, është e domosdoshme të kërkoni ndihmë mjekësore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...