“Mos i puthni bebet në buzë”

PUBLIKUAR

Claire Handerson e ka shfrytëzuar rrjetin social, për të paralajmëruar nënat e reja dhe shtatzënat, që mos të lënë dikë, ta puthin fëmijën në buzë.

Vajza tremuajshe, ka fituar herpes, pasi që atë e ka puthur në buzë, dikush i sëmurë me virus, transmeton Telegrafi.

Shkaku i intervenimit të shpejtë, Brooke është shpëtuar me një terapi prej pesë ditëve në spital, përndryshe, ajo do të mund të pësonte probleme në tru dhe mëlçi.

“Organizmi i fëmijës tremuajsh, nuk mund të luftojë sëmundjen e herpesit” ka shkuar Anderson, duke kërkuar nga të gjithë, të shpërndajnë postimin e saj.

“Kurrë mos lejoni që dikush ta puthë fëmijën në buzë, por as ju mos puthni një fëmijë në buzë” ka shtuar ajo.

“Unë e kam një mike mjeke, e ajo më njoftoi për virusin që e ka fituar vajza ime, përndryshe Brooke sot nuk do të ishte e gjalle” ka thënë ajo në shkrimin që është shpërndarë më se 35 mijë herë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...