Mos i jepni antibiotikë fëmijës sa herë që sëmuret

PUBLIKUAR

Shumica e infeksioneve që shfaqen tek fëmijët lidhen me viruset dhe në këto raste, përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm.

Në ditët e ftohta shumë njerëz, veçanërisht fëmijët ndikohen shumë shpejt nga ndryshimet e temperaturave duke u bërë të sëmurë. Ndërkohë që qëndrimi në ambiente të mbyllura lehtëson daljen në pah të sëmundjeve dhe përhapjen e tyre dhe ndikon negativisht në shëndetin e fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Shumica e infeksioneve që shfaqen tek fëmijët lidhen me viruset dhe në këta lloj rastesh përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm. Familjet fillojnë të përdorin antibiotikët sa herë që i sëmuren fëmijët. Por nuk duhet harruar se antibiotikët të cilët nuk merren në dozën dhe kohën e përcaktuar shkaktojnë më shumë dëm se dobi.

Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë gjatë dimrit sëmuren më shumë nga infeksionet e fytit dhe bajameve. Ndërsa mos kurimi i infeksionit të veshit mund të shkaktojë sinozit, krijimin e abcesit në bajame dhe infeksione në gjëndrat e qafës dhe limfatike.

Rreziku më i madh nga infeksioni i veshit, kur nuk kurohet, është mundësia e shfaqjes së reumatizmës së zemrës dhe një sëmundjeje të veshkave të quajtur ‘akut glomerulonefrit’.

Për të mos infektuar fëmijët e tjerë, fëmijët e sëmurë nuk duhet të dërgohen në shkollë të paktën 24 orë pas fillimit të antibiotikëve. Për të përcaktuar diagnozën e infeksioni të veshit të shfaqur me shenja si ftohje, dhimbje veshi dhe temperature duhet kontrolli i një specialisti.

Higjiena e duarve është rruga më e mirë për të parandaluar infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat. Vetëm përdorimi i sapunit apo higjiena e duarve pakëson dhe shkurton kohën e sëmundjes me 34 % të infeksioneve të lëkurës, 55 % të sëmundjeve të diarresë, 50 % të pneumonisë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...