Mos i harroni asnjëherë: Me tri pyetje e kuptoni nëse dikush po pëson sulm në tru

PUBLIKUAR

Ndonjëherë simptomat e sulmit të trurit janë të vështira për t’u identifikuar.

Fatkeqësisht, mungesa e vetëdijesimit shkakton tragjedi të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Një viktimë e ndonjë sulmi të trurit mund të pësojë dëmtime të ndryshme të trurit nëse simptomat e sulmit nuk vërehen me kohë.

Megjithatë, doktorët thonë se sulmi i trurit mund të identifikohet përmes tri pyetjeve të thjeshta:

1. Kërkoni individit të buzëqeshë

2. Kërkoni të flas dhe ta thotë një fjali të thjeshtë pa u ngatërruar

3. Kërkoni t’i ngrit lart dy duart.

Nëse ai/ajo ka probleme ta bëjë ndonjërën nga këto detyra, atëherë menjëherë thirrni emergjencën dhe përshkruajani simptomat.

Edhe gjuha mund të shërbejë si shenjë për ta identifikuar: kërkoni personit ta nxjerrë jashtë gjuhën; nëse gjuha duket e “shtrembër”, pra shkon më shumë në njërën anë të gojës sesa në tjetrën, atëherë edhe kjo është indikator i sulmit të zemrës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...