Për disa është një zakon i përditshëm kurse për disa të tjerë është thjeshtë punë stresi dhe nervoze.
Por, nëse jeni në mesin e miliona ngrënësve të thonjve, atëherë duhet ta dini se ky zakon është më i rrezikshëm se që mund ta mendoni.
Kjo pasi duke i ngrënë thonjtë ju rrezikoheni të bini viktimë e shumë problemeve shëndetësore, sipas ekspertëve shëndetësorë nga SHBA.
Këto janë pesë arsyet pse duhet ta lini këtë zakon – sa më shpejt.
1. Mikrobet qëndrojnë nën thonj
Nuk ka rëndësi a i lani duart apo jo, është shumë e vështirë që të hiqen të gjitha mikrobet dhe papastërtitë tjera nën thonjtë tuaj. Ekspertët nga SHBA thonë: “Vetëm imagjinojeni se çfarë jeni duke i bërë trupit tuaj sa herë që u jepni këtyre mikrobeve dhe papastërtive mundësinë që të hynë në gojën tuaj!”.
Sapo mikrobet të hyjnë në trupin tuaj, shanset tuaja për sëmundje rriten dukshëm. Është koha që të mos i hani më!
2. Rreziku nga infeksionet
Ngrënia e thonjve rritë rrezikun e infeksionit të keq, të njohur si ‘paronikia’. Simptomat përfshijnë ënjtje, skuqje dhe dhimbje përreth thonjve. Nëse infeksioni është bakterial, mund të ketë edhe flluska të mbushura me qelb.

3. Mbroni dhëmbët
Dhëmbët tuaj janë për të përtypur ushqim dhe nuk duhet të përdoren si vegla. Ngrënia e rregullt e thonjve mund të bëjë që dhëmbët tuaj të zhvendosen nga vendi i tyre, që mund të çojë në nevojë për proteza. Madje, ngrënia e thonjve shkakton edhe thyerjen e dhëmbit dhe dëmtimin e smaltit të tij, transmeton Gazeta Express.


