Mos “filozofo”! “Mos filozofo”, shprehje e përdorur gabimisht në shoqërinë tonë

PUBLIKUAR

E kemi dëgjuar dhe vazhdojmë ta dëgjojmë ketë shprehje nga njerëz të ndryshëm (pavarësisht profesioneve), që do të thotë se nuk është vetëm një kategori njerëzish që e përdorin gabimisht ketë shprehje. Filozofi,a (gr. philo-dashamirës dhe sophia-urtësi, mençuri). Fjala filozofi u përdor në shekullin e VII-VI p.e.r nga Pitagora dhe Herakliti (sipas Herodotit, Laertit, Ciceronit etj). Me filozofi merreshin ata që ishin të lirë nga puna e rënd fizike (që nënkupton se filozofia kërkon përkushtim). Çudia konsiderohet faktor i rëndësishëm në shfaqjen e filozofisë. Filozofët e parë përkushtoheshin të caktonin substancën bazë nga e cila përbehej çdo gjë (Talesi substancë bazë e konsideronte Ujin). Filozofi dhe objektivat e tij : dashamir i urtësisë, mendimtar, dijetar, mendjethellë, mendjemprehtë, i urtë, njeri që vret mendjen për secilën çështje, njeri që cilësohet me preokupimin e enigmave të botës e të njeriut, kuptimi i jetës, fundi i botës, fati, liria e ndërgjegjes, liria e vullnetit, domosdoshmëria, rastësia, bota, gjithësia…….. Prandaj, nuk përdorim shprehjen e duhur nëse atij që është duke folur pa përmbajtje, apo atij që ka shprehi të flas shumë e gjatë, ti thuash “mos filozofo”. Filozofia dhe dëshira për të fol shumë nuk janë e njëjta. Filozofia është e kundërta e injorancës. Pra, ai që fol pa menduar, ai që fol gjatë e pa përmbajtje, nuk kanë të bëjnë me filozofinë. Teoritë filozofike gjatë historisë së tyre, kanë qenë elitare. Mendime të thella, e të analizuara përbejnë filozofinë. Teori të shumta të cilat kanë kontribuar në lindjen e ideve të reja, për të krijuar shkencë për fusha të ndryshme. Tema si : ekzistenca, etika, shteti, determinizmi, mbinjeriu…….. a i dëgjojmë nga ata të cilëve ju themi “mos filozofo”? Jo, sigurisht. Prandaj, sigurisht se nuk janë duke filozofuar. Filozofia është tërheqëse dhe jo e padurueshme. Shumë e drejtë do të ishte që shprehja “mos filozofo”, të zëvendësohej me shprehjen “mos ja fut kot”. Flamur M.SYLEJMANI

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...