“Mos e vrisni nënën time” – lutja e fëmijës për vrasësin e pamëshirshëm

PUBLIKUAR

Një thirrje e tmerrshme është bërë nga një fëmijë duke bërtitë “mos më vrit mamanë time”.

Fqinjët kanë përshkruar sot se fëmijët e kishin lutur sulmuesin që të “mos e sulmojë mamanë e tyre”.

Vrasësi me thikë i cili ende është në arrati, besohet se ka hyrë brenda përmes një dritare para se sulmuesi të kryente masakrën mbrëmjen e kaluar.

Një kërkim i madh është duke u zhvilluar mbi gjetjen e sulmuesit pasi kishte kryer masakrën e dyfishtë duke therrur një grua dhe një fëmijë një vjeçar, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
Një fqinj, i cili nuk dëshironte të identifikohej tha “Një person ka hyrë në shtëpi përmes një dritareje, ka sulmuar një nënë, duke e therrur atë dhe një foshnjë. Ndërsa, fëmija tjetër bërtiste “lërë mamanë time vetëm” dhe “mos më vrit mamanë time””.
Nëna 30-vjeçare dhe fëmija janë dërguar në spital për t’u trajtuar nga plagët e rënda që kanë pësuar nga sulmi me thikë.
Policia angleze tha se gjendja shëndetësore e foshnjes është kritike, kurse ajo e nënës nuk është kërcënuese për jetën.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...