Mos e quani skandal asgjësimin e mishit në BIK

PUBLIKUAR

Nga Ymer Troshupa

Te nderuar/a bashkëvendas të cilit do besim fetar  që i takoni, sot e patem rastin të njoftohemi me një dukuri negative te Bashkësisë Islame te Kosoves, konkretisht asgjësimin e mbi 21 ton mish të prishur nga depot e këtij institucioni. Disa e trajtuan si skandal, disa heshtën, e une as nuk po mundem te heshtë e as të e quaj skandal.

Fillimisht e shoh te arsyeshme nje sqarim Shqip-Shqip te fjalës Skandal, Sipas fjalorit te gjuhës shqipe fjala SKANDAL ka këtë kuptim Ngjarje e pa hijshme, shkelje e turpshme e ligjeve, e rregullave, e moralit shoqëror. Kur e marrim parasysh këtë institucion, dhe veprimtarinë e tij në kohë dhe në Histori, ngjarjet e tilla nuk janë skandal, por janë rregull, për mua dhe për shumë të tjerë,  skandal kish me qenë sikur ky institucion me eliten e vet qendrore dhe këshillat Komunale, do të bënte një vepër taman e cila do të përputhej edhe me filozofitë fetare dhe ligjeratat e mbajtura në hytbe. Ne kontekst të kësaj ngjarje e cila u bë publike sot, edhe të shumë ngjarjeve të cilat ende po vazhdojnë te mbeten te fshehura kam disa pytje për te gjithe prijësit fetarë e me theks te veqantë Hoxhollarët e Komunës se Lipjanit duke u nisur nga struktura udhëheqëse e deri ne imamim e fundit…

  1. Edhe sa do të vazhdoni ta vjedhni ktë shoqëri me Ajete te Kuran-it dhe hadithe
  2. A i besoni Zotit, dhe ditës së Gjykimit
  3. A besoni në rrisk
  4. A ma shumë i keni frigë Zotit a po Naim Tërrnaves
  5. A do të ndaleni nga shitja e pronave
  6. Edhe sa dokumente të falsifikuara i keni ne agjendë të i bëni
  7. Deri kur do të vjedhni me çmimin për hapjen e varrit
  8. Edhe sa herë keni me qenë objekt dyshimi per ngacmim seksual
  9. Edhe sa perqind e keni nëplan me zhvatë shoqërinëme çmimin për haxhin….

Nga filozofia e Kuranit, te gjithë ata që kan pasur rastin të e lexojnë e dijnë se Allahu u ka premtu falje gjynahqarëve, por jo edhe Hipokritëve, andaj ju them haptas se Hipokrizia e juaj po I jep frytet e veta dita ditës, e ju nuk do mbeteni më shumë se vetëm mashtrues ordiner, që Fe-në e keni bërë biznes, ndërsa xhematin produkt tregu.

Po nuk ke turp bëjë çfarë të duash Muhameti s. a . v s

 

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...