Mos bëni panik menjëherë! Gjashtë arsye të mundshme përse zemra ju rrah shpejt

PUBLIKUAR

Rrahjet e zemrës janë diçka që kryesisht i injorojmë dhe gjithmonë nënkuptojmë atë që zemra vazhdimisht rrah

Ky organ i rëndësishëm prodhon 60 deri në 100 rrahje në minutë, mirëpo nëse ka më shumë rrahje, atëherë ajo gjendje quhet tahikardi.

Mirëpo, ndonjëherë ndodh që të vërejmë se si zemra pa kurrfarë shkaku rrah dukshëm më shpejt, transmeton Telegrafi.

Qe se çfarë mund të jetë shkaku i kësaj dukurie, por që nuk janë probleme serioze shëndetësore:

1. Stresi

Fjala është për reaksionin normal ndaj stresit, ndërkaq ju duhet të provoni ushtrimet e qetësimit si p.sh. meditimet në mënyrë që të eliminoni stresin.

2. Substanca të tepërta stimuluese

Këto mund të jenë kafja, alkooli, nikotina apo ilaçetë caktuara. Në të vërtetë është treguar që 20 minuta të kaluar në natyrë mund të rezultojnë me rritje të energjisë mendore dhe fizike.

3. Dehidratimi

Për t’u këndellur gjeni një vend të ftohtë, si p.sh. ndonjë hapësirë të klimatizuar apo gjeni ndonjë hije, nëse duhet patjetër të jeni jashtë. Këmbët mbani në pozitë vertikale dhe pini shumë ujë në 24 orët e ardhshme.

4. Dhembja

Qoftë të jetë dhembja e shkaktuar me thyerje, plagë apo me ndonjë gjendje tjetër shëndetësore, nëse shërohet, rrahjet e zemrës do të kthehen në normale.

5. Mungesë e gjumit

Mungesa e gjumit luan me hormonet dhe mund të jetë shkaktar i shtypjes së lartë të gjakut dhe tahikardisë.

6. Probleme me gjëndrën tiroide

Mungesa e hormoneve mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës, ndërsa hormonet e tepërta përshpejtojnë punën e zemrës.

 

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...