Morata: E di pse tifozët më fishkëllejnë, ju tregoj më vonë

PUBLIKUAR

Alvaro Morata ka thënë se ndihet i gatshëm për të folur për fishkëllimat që ia kanë bërë tifozët spanjollë në fund të Kampionatit Evropian.

Sulmuesi i Spanjës iu përgjigj kritikëve me një gol të mrekullueshëm në fitoren e ekipit të vet kombëtar 4:3 kundër Kroacisë në kohën shtesë të ndeshjes së 1/8 së finales në Euro 2020 ditë më parë, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se tani është i përqendruar plotësisht në ndeshjen çerekfinale kundër Zvicrës, e cila do të zhvillohet të premten.

“E di arsyen (pse ata vazhdojnë të më fishkëllejnë). E di shumë mirë dhe nuk është e vështirë të kuptohet”, tha Morata për Deportes Cuatro.

“Kur të përfundojë Kampionati Evropian, nëse çdo gjë shkon mirë, do të flas. Nuk kam problem. Jam plotësisht i vetëdijshëm pse më fishkëllejnë ata”, shtoi ai.

Në lidhje me golin dhe fitoren kundër Kroacisë, Morata tha se është i lumtur dhe se furia e kuqe ka shumë punë.

“Dëshiroj ta shikoj atë ndeshje. I kam parë rastet kryesore, por dua ta shikoj me tërë ekipin për t’u përmirësuar.”/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...