Monika Salihu: Në qoftë se unë e fitoj BBVK do të thyhen shumë rregulla, pasi do të fitoj një njeri normal më në fund

PUBLIKUAR

Gjatë mbrëmjes së të enjtes në darkën e të nominuarve të “Big Brother VIP Kosova 2”, këngëtarja e njohur Monika Salihu ka shprehur emocionet e saj dhe ka bërë një deklaratë lidhur me fituesin.

Monika u shpreh se, nëse do të ishte ajo fituesja e këtij edicioni, do të ishte personi më i lumtur në botë, me argumentin se kjo do të ishte hera e parë që fiton “dikush normal”.

Ajo vënë theksin në rëndësinë e normalitetit dhe të thjeshtësisë, duke lënë të kuptohet se jo gjithmonë fituesit duhet të jenë ata me personalitetet më ekstravagante apo me veprime më të bujshme.

“Në qoftë se unë e fitoj BBVK do të thyhen shumë rregulla, pasi do të fitoj një njeri më në fund”, tha ndër të tjerash ajo.

Interpretuesja e hitit “Tip Narcizoid” ka dëshmuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi që mund të mbetet e vërtetë ndaj vetvetes dhe të tregojë një imazh që nuk ka nevojë të jetë i teatralizuar për të tërhequr vëmendjen.

Monika përndryshe është një nga të nominuarat këtë javë bashkë me: Edona James, Vesa Vllasaliu, Linda Halimi, Alby dhe Vesa Vllasaliun, dhe rrezikon të dalë në rast se nuk merr votat e duhura nga publiku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komenti i Xhakës për Gjestin, që mori vëmendje të madhe (Foto)

Këngëtari i njohur Gjesti, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij me projekte...

‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket...

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...