Momenti kur ushtarët e UÇK-së panë atë që kishte mbetur në vendin ku u vra familja Jashari (Foto)

PUBLIKUAR

Lufta në Kosovë së pari nisi në Drenicë, por ky rajon ishte i fundit që u lirua.

Shumë aktivitete u mbajtën në Ditën e Çlirimit në këtë qytet, për këtë ditë historike e cila do mbahet mend gjatë nga ata që e përjetuan lirinë pas një vuajtje të gjatë që u shkaktua nga Serbia.

18 qershori i vitit 1999 nuk do harrohet kurrë nga qytetarët e Skenderajt, sidomos për ata që ishin në këtë rajon dhe më afër se gjithçka e kishin vdekjen. Magazina.al ka siguruar fotografi nga dita kur në këtë qytet erdhi liria.

Qyteti u zbraz nga forcat serbe dhe kontrollin e morën Ushtria Çlirimtare.

Ushtarët e UÇK-së në krye me komandantin e Brigadës 112, Jetullah Geci, dolën para qytetarëve dhe treguan se qyteti u çlirua.

Më pas ushtarët u nisën për në Prekaz. Para varrit të komandantit Legjendar, Adem Jashari, u rreshtuan edhe një herë dhe i treguan atij se Kosova është e lirë

Më pas ata vizituan edhe Kullat që u kthyen në legjendë. Nga ajo ditë, në Skenderaj filloi një jetë e re.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...