Momenti kur ukrainasit shkatërrojnë një tank rus në Mariupol (PAMJE)

PUBLIKUAR

Ekipi i televizionit kinez Phoenix kanë regjistruar momentin e shkatërrimit të një tanku rus, gjashtë kilometra larg korridorit humanitar në Mariupol. Gazetarët raportuan shkatërrimin e tankut rus gjatë lëvizjes së tyre nga Ukraina lindore në Mariupol më 6 maj.

Ngjarja ka ndodhur në drejtim të Azovstal. Në fakt, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dhjetëra pjesë të tankut u hodhën lart në ajër. Nuk dihet ende se sa ushtarë rusë u vranë në shpërthim dhe nuk dihet nëse sulmi ishte nga toka apo nga ajri.

Kujtojmë se sot u bë e ditur se një nga tanket më të avancuara të ushtrisë ruse u shkatërrua nga forcat ukrainase, duke përdorur një armë portative antitank relativisht të lirë, të prodhimit suedez, Carl Gustaf 8.4 cm.  Incidenti ndodhi në rajonin më të madh të Kharkiv. Në këtë rajon ukrainasit kanë rimarrë disa zona. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...